Reagon Meta: Dakordësi për zgjedhje të reja!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e këshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim, theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit sic ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshme për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim. Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri.”- u shpreh Meta.

Artikulli paraprakQeveria e Ramës po synon zyrtarizimin e tjetërsimit të dhunshëm të pronësisë në zonën e Bregut
Artikulli tjetërSi do të pastrohen paratë me amnistinë, Rama tha se do bëhej për emigrantët, por tani përfshin edhe…