Reagimi i Bashës: Hapja dhe bashkëpunimi i PD me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të votimit në Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD. Aiu shpreh se, kjo është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.

“Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend.

Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare” – shkruan Basha ne Facebook.

Artikulli paraprakZgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë 15 emrat fitues
Artikulli tjetërZbulohet shkaku i plagosjes me armë në Vlorë, ndodhi për një shuplakë