Zgjidhet Kryesia e re e PD, kush janë 15 emrat fitues

Partia Demokratike e ka zgjedhur tashmë Kryesinë e re. Anëtarët e Këshillit Kombëtar zgjodhën me votë të fshehtë 15 anëtarët e kryesisë. Ata janë figura të spikatura me kontribute në Partinë Demokratike.

  1. Oriola Pampuri
  2. Dhurata Çupi
  3. Juela Hamati
  4. Taulanta Jaupi
  5. Lindita Metaliaj
  6. Gert Bogdani
  7. Agron Gjekmarkaj
  8. Tomorr Alizoti
  9. Ervin Salianji
  10. Flamur Noka
  11. Kreshnik Çollaku
  12. Oerd Bylykbashi
  13. Aldo Bumçi
  14. Fitim Zekthi
  15. Gent Strazimiri

Basha: Kryesia dhe ekipi i ri për të çuar përpara sfidën kombëtare për kthimin e demokracisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi pas zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë se, e sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike.

“E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërReagimi i Bashës: Hapja dhe bashkëpunimi i PD me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë