Raprezalja e ”Rilindjes” në Albpetrol

Deputeti i PD në Fier, Luan Baçi ka vënë alarmin për raprezaljen që po ndodh në Albpetrol, ku mbi 500 punonjës priten të shkarkohen dhe deputetët e mazhorancës po kacafyten me njeri -tjetrin për të mbajtur në punë të vetët. Ndërkohë, qindra profesionistë të zotë, që nuk janë “rilindas, nuk kanë miq, e dinë ç’fat i pret: largimi nga puna dhe pse shumë prej tyre kanë pasur tërë jetën të lidhur aty,
“Albpetroli është kompania shtetërore më e fuqishme, që kemi. Aty janë punësuar me dhjetëra dhe qindra punonjës nga qarku Fier, por edhe më gjërë. Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, jo të socialistëve të ndershëm, filloi dhe shpërbërja e kësaj kompanie, duke i dhënë puset një nga një me konçesion, klientëve te tyre dhe duke ndarë fitimet ndërmjet tyre. Me këtë rast, “rilindasit” filluan të bëjnë dhe spastrimin e Administratës nga inxhinierë dhe specialistë, që nuk ishin “rilindas”; vazhduan duke hequr dhe dhjetëra punonjës të thjeshtë, hallexhinj dhe kryefamiljarë me të vetmin motivacion “nuk je i yni”!
Këto ditë ka filluar përsëri reprezalja, po bëhen dhe zhbëhen lista, po verifikohen imtësisht ata që janë të PD – në qoftë se ka mbetur ndonjë; ata që nuk kanë qënë aktivë me PS; ata që janë të LSI; ata që nuk kanë miq!

Ka filluar një luftë dhe konkurencë e fortë midis deputetëve. Çdo deputet bën listën e njerëzve të tij, që duhet të mbajë në punë. Pushtetarë lokalë, drejtues institucionesh, po ndërhyjnë për njerëzit e tyre.
Janë planifikuar të hiqen 500 e më shumë punonjës, specialistë, juristë, inxhinjierë, spastrimi i fundit i atyre që nuk janë “rilindas”. Numri tyre dhe mund të rritet – thonë në Albpetrol; kjo ka bërë që ankthi dhe stresi të jenë prezentë te shumë prej tyre. Por kjo po bën që deputetët e qarkut, pushtetarët e tjerë të ndihen te rendesishem, presin dhe percjellin, çdo dite njerez, premtojne dhe bejne vleresime, si gjithmon me ” ndershmerine ” e madhe qe i karakterizon, ata po permbushin detyrat e tyre. Kjo ka bere qe shume nga keta, qe jane te rrezikuar, te kerkojne mbeshteje, miq, te japin rryshfete, te luten dhe te pergjerohen, per vendin e punes. Jane te shumte ata qe pak kohe duan te dalin ne pension. Jane shume ata qe jane kryefamiljare. Jane shume ata, qe kane kaluar pjesen me te madhe te jetes aty. Jane shume ata qe jane juriste, inxhinjiere, specialiste te afte, por qe do largohen se nuk plotsojne ” kriterin ” rilindas, nuk kane njohijen e duhur, jane te pambrojtur. Po i hedhin ne rruge, po i flakin si te jene pa vlere nuk ju duhen me. Kjo eshte ” Rilindja”.

Artikulli paraprakQeveria anullon rritjen e rrogave të mësuesve, reagon Boçi: Konsiderohen si “bishti i kavallit”
Artikulli tjetërPresidenti veproi…