Qeveria anullon rritjen e rrogave të mësuesve, reagon Boçi: Konsiderohen si “bishti i kavallit”

Deputeti i PD, Luçiano Boçi shprehet se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk lë rast pa i nënvlerësuar, përçmuar dhe denigruar mësuesit. Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se, Nikolla nëpërmjet një akti normativ ka anuluar rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, akt të cilin ai e quan të turpshëm dhe që përsëritet çdo vit.
”Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht. përgjatë këtyre viteve ministria e arsimit e drejtuar nga nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma”, shkruan Boçi.
Postimi i plotë
Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.
Përgjatë këtyre viteve ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma.

1. politizim të skajshëm të tyre. kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. marrjes zvarrë në promocione politike. angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.
2. varfërim absolut ekonomik. heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.
3. depersonalizim permanent. kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. të mosnënshkrimit për vite me rradhë të kontratës kolektive. të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre.
E gjtha kjo sheqeroset me letra ngashëryese të ministres dhe me epitete inflacioniste që hidhen në publik vend e pa vend si “të dashur” “të bukur” “të mirë”. ndërkohë që pas shpine mësuesit i nxirret gjuha e i shtrëngohet rripi.

Artikulli paraprakDvoran Vetingu!
Artikulli tjetërRaprezalja e ”Rilindjes” në Albpetrol