Raporti: Shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak nga ajri i ndotur

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por si përkthehet ky rrezik? Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur.
Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit në përputhje me standardin e OBSH-së. Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë/person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person.
Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg/m³ shtesë të PM10 në ajër. “Rezultatet tregojnë rastet kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos.
Nga një raport i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH.

Artikulli paraprakEvazioni tek bizneset VIP arrin në 60%
Artikulli tjetërQendrimi i Ramës për transmetimin e Kuvendit bie ndesh me Gjykatën e Strasburgut