Rama zbardh letrën me lidhjet e Metës dhe Klemend Balilin

Kryeministri Edi Rama akuzoi Metën dje për lidhje të forta me të ashtuquajturin “Eskobar” i Ballkanit, Klemend Balilin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Ai zhvilloi një takim elektoral me banorë të Sarandës. Rama u ndal tek Bashkia e Delvinës që drejtohet nga LSI dhe kryetar është Rigels Balili, nipi i Klemend Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Rama tregoi për një letër që ia kishte dhënë një i moshuar, duke folur për tepsinë dhe pushtetin. “Dua një moment qetësinë tuaj, përpara se të nisesha për këtu më erdhi një burrë i vjetër, i dridheshin duart dhe m’u lut që të ndaj me ju çka është e shkruar në këtë letër më tha do doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtet s’do jetë një tepsi për partitë e pushtetit, por unë jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit, po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën”, tha kryeministri, duke lexuar më pas të gjithë emrat, të afërm të kryetarit të Bashkisë të punësuar në shtet.
Lista e familjarëve të Balilit në Bashkinë e Metës
1- Shoqëria private e transportit të udhëtarëve, djali i xhaxhait të kryetarit të Bashkisë
2- Everton Shehu, drejtor i transporteve, djali i tezes i kryetarit të Bashkisë;
3- Elvira Dhima, shefe e financave në DRSHTRRR, kushërira e dytë e kryetarit të Bashkisë
4- Denis Balili, inspektor në IKMT Sarandë, vëllai i kryetarit të Bashkisë;
5- Ingrida Balili, financiare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë;
6- Rovena Llalla, inspektore e hetimit tatimor në Sarandë;
7- Bashkim Çepani, vjehrri i kryetarit të Bashkisë;
8- Emiljano Hamzai, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë dhe shofer i kryetarit të Bashkisë;
9- Ëngjëll Hamzai, shofer në makinën e pastrimit të qytetit, daja i nuses së kryetarit të Bashkisë;
10- Bajram Alidhima, nëpunës pranë Zyrës Urbanistike, kushëri i dytë i kryetarit të Bashkisë;
11- Besar Kapllani, jurist në bashki, krushk me kryetarin e Bashkisë;
12- Fatmir Pulaj nëpunës në Bashki, kushëriri i dytë i kryetarit të Bashkisë;
13- Enkelejda Bavaci, punonjëse e Zyrës së Gjendjes Civile, krushk me kryetarin e Bashkisë;
14- Velo Maksuti, punonjës Zjarrfikës, krushk me kryetarin e Bashkisë;
15- Elsa Hamzai, mësuese në fshatin Kopaçës, kushërira e parë e kryetarit të Bashkisë;
16- Nasir Isufaj, roje në spital, krushku i kryetarit të Bashkisë;
17- Mithat Isufaj, roje në shkollë, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë;
18- Mezan Nexhipi, përpunues dokumentacioni për lejet e drejtimit në DRSHTRRR, nip i familjes së kryetarit të Bashkisë;
19- Klodian Llalla, mirëmbajtës në ujësjellës, vëllai i drejtorit të Zyrës Arsimore, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkisë;
20- Zihni Çapoku, ekonomist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkisë;
21- Pastruese në ndërmarrjen e Ujësjellësit, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkisë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërStudenti amerikan dëmtime të rënda në Kore