Rama nuk përmbahet, sulmon pedagogët!

Gjatë deklaratës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe rolin e pedagogëve disa prej të cilëve ai ka quajtur heronj të vërtetë dhe shumë prej tyre i ka krahasuar me një shprehje të një filmi siç citon ai që thotë: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull!”.
“Ka shumë pedagogë nëpër universitete që janë heronj por janë edhe shumë të tjerë që iu shkon ajo shprehja e atij filmit: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”, u shpreh Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga një gazetare se a do të ketë ndryshime në ligjin e ri të arsimit të lartë, Kryeministri u përgjigj: “Ligji nuk preket sepse nuk ka asnjë arsye që të preket. Ligji është rezultat e një shumice që ka marrë një mandat nga populli. Asnjë pakicë e asnjë pakice të çdo lloj pakice nuk e prek atë”, përfundoi Rama.
A iu dërgoi dhe një mesazh pedagogëve që po mbledhin firma për anulimin e ligjit të arsimit të lartë të qeverisë “Rama”.
“Një fjalë për pedagogët që mbledhin firma për ligjin e arsimit të lartë. Ka shumë pedagogë në arsimin e lartë që janë heronj por ka dhe të tjerë si puna e asaj shprehje sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull. Kështu që para se pedagogët të shkojnë tek ligji është mirë të provojnë përputhjen e vet me ligjin. Ligji nuk na pengon për asgjë, kështu që ligji nuk preket. Kush e kërkon ka të drejtën e vet por ligji është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullit dhe asnjë pakicë, e pakicës së pakicës nuk mund të imponojë asgjë”, u shpreh Rama.

 

Artikulli paraprakPërballja e fortë dhe shpërthyese, me pasoja të paimagjinueshme është e pashmangshme
Artikulli tjetërPatrioti i CR7 godet Modriç: Nuk duhej të ishte as mes 3 finalistëve të “Topit të Artë”