Patrioti i CR7 godet Modriç: Nuk duhej të ishte as mes 3 finalistëve të “Topit të Artë”

Një nga talentet e futbollit portugez, që ka luajtur me klube si Manchester United, Sporting, Lazio dhe Fenerbahce, thotë se Luka Modric nuk e meritonte as për të qenë në mesin e tre kandidatëve finalistë për “Topin e Artë”, i cili iu dha kroatit për këtë vit, pas 10 viteve dominim absolute të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në këtë çmim prestigjioz individual.
Në një intervistë me të përditshmen sportive portugeze “Record”, Nani ka thënë: “Modric është një futbollist shumë i mirë në rolin e tij. Por, në të vërtetë, nuk e meritonte ta fitonte “Topin e Artë” para Ronaldos, Messit, Neymar e ndonjë tjetri.
Ronaldo do të kishte qenë fituesi i drejtë i këtij çmimi për vitin 2018. Duhet të biem të gjithë dakord se lojtarët më të mirë në botë janë ata, që vendosin fatin e ndeshjeje në mënyrë individuale, që bëjnë ndryshimin në klubet e tyre.
Kjo është ajo që ka ndodhur me Ronaldon, i cili ishte deri në verë në të njëjtin ekip me Modric. Vetëm në korrik u transferua te Juventusi dhe ende vazhdon të thyejë rekorde.
Pozicioni dhe forca konkuruese e Ronaldos, si fizike, ashtu edhe mendore, është e paarritshme nga askush. Ai është konkuruesi më i madh, përveç në PlayStation, lojë të cilën nuk di ta luajë”.

Artikulli paraprakRama nuk përmbahet, sulmon pedagogët!
Artikulli tjetërCruyff këshillon Barçën: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Reali me Ronaldon