Rama show me OFL, oficerja me syze të errëta si spikere lajmesh në ERTV…

Në një kohë kur Shqipëria nën qeverisjen e tij ka tejkaluar të gjitha parashikimet sa i përket kanabizimit të vendit dhe të përfshirjes së njerëzve me rekorde kriminale në qeverisjen lokale dhe qëndrore, kryeministri Edi Rama po propagandon me forcë të ashtuquajturin “Ligji anti-KÇK”, i cili sipas tij do të tmerrojë personazhet e botës së krimit që nuk justifikojnë pasurinë.

Sikur të mos mjaftonte televizioni tij privat ERTV dhe daljet e tij të përdorshme, kreu i qeverisë do të bëjë të njëjtën gjë edhe me efektivët e OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

Nëse para pak ditësh do të nxirrte policët duke bërë pompa, sot doli një efektive e OFL e cila ngjasonte më shumë me një spikere lajmesh që duhej të lexonte atë çfarë i kishin shkruar eprorët se sa me një pjesëtare të një force operacionale.

Rrjedhshëm dhe pa gabime, policja lexoi detajet e “super-operacionit” të sotëm në Shijak dhe atë çfarë synon kjo strukturë. Spikere e denjë për ERTV-në e kryeministrit.

Po ta krahasosh një skenë të tillë me Shqipërinë e para viteve ’90, pamje të tilla ishin të denja vetëm për Revistat Televizive, aty ku lexohej se si qeveria jonë komuniste kalonte planet e misrit me mbi 120%… /Syri.net

ofl ra

Artikulli paraprakReagon ish-Presidenti: Pyetja e munguar për Ramën, përse dërgoi në Parlamentin me dhjetra të dënuar dhe…
Artikulli tjetërEdvin, të ka ra goma…