Rama: Opozita është me krimin, unë jam i virgjer

Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta dhe gjithë opozitën, që sipas tij, mbrojnë kriminelët që janë subjekt i operacionit “Forca e Ligjit”.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se krimi i organizuar ka gjetur përkrahje nga politika, në momentin që qeveria i shpallu betejën më të skajshme.

“Teksa vija e kuqe mes shtetit dhe krimit është më e fortë se kurrë më parë, ngrihet një koalicion kaq i larmishëm mes segmentesh dhe protagonistësh që vijnë nga të gjitha rrugët e jetës publike, nga mediat tek i ashtuquajturi President, nga opozitat këtu pak çaste para meje tek ato në rrugë, deri te Avokati i Popullit, për t’i carë hallin këtyre të shkretëve, që kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar, grabitur pronat, sa kanë mundur, që kanë shantazhuar, sa nuk merret as me mend njerëzit dhe sipërmarrësit e këtij vendi dhe që tani medemek po dhunohen”, tha mes të tjerash kryeministri.

Artikulli paraprak8 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin përgjigjet e analizave
Artikulli tjetërBasha publikon videon: Kur mashtron e gënjen gjithë kohën, harron kur ke thënë për herë të fundit të vërtetën!