8 të dyshuar me koronavirus në Shqipëri, dalin përgjigjet e analizave

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me situatën me koronavirusin në vend.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP. Të gjitha këto raste sipas ministrisë kanë dalë negative.

“Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë”, shpjegon ministria.

Deri më tani janë testuar 50 raste të dyshuara me koronavirus, të cilat kanë dalë të gjitha negative.

 

 

 

Artikulli paraprakPD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare
Artikulli tjetërRama: Opozita është me krimin, unë jam i virgjer