Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn, bojkoton inaugurimin e Autostradës

Ideja e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajve të fundit, kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që bëhet sot në orën 12:00.

Gazeta Express ka mësuar se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë event, edhe përkundër faktit se Haradinaj ftesën për këtë ngjarje ia kishte dërguar ditë më parë.

Gazeta Express ka insistuar të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, megjithatë nga Shqipëria nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë përgjigje nuk kanë kthyer as nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve ai në orën 12:00, do të takohet me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë. /GazetaExpresss/

Sot hapet autostrada Prishtinë – Shkup a 25

Pas një pune të gjatë prej disa vitesh, sot do të përurohet autostrada Prishtinë – Elez Han “Arbën Xhaferi”, në hapje të së cilës do të marrin pjesë krerët e shtetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të jenë të pranishëm në ceremoninë inauguruese që do të mbahet sot në mesditë.

Hapja e Autostradës Prishtinë – Shkup bëhet me pesë muaj vonesë, pasi një gjë e tillë ishte e planifikuar të bëhej më 31 dhjetor të vitit 2018, mirëpo kjo nuk ndodhi.

Për këtë autostradë nga buxheti i shëtit i janë paguar 53 milionë euro më shumë kompanisë punëkryese Bechtel & Enka.

Lidhur me punët që i kanë kryer disa kompani vendore kanë protestuar para kampit të Bechtel – Enka-s në Ferizaj, për moskryerjen e pagesave për punët që sipas tyre i kane kryer për Bechtel – Enka-n.

Ndërkohë, Qeveria të martën (28.05.2019) ka vendosur për investime shtesë, pasi pritet të ndërtohen edhe dy kuçje të reja në këtë autostradë, një në Ferizaj dhe një në Viti, dy kyçje këto që ende nuk është bërë publike sa do kushtojnë.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dy ditë më parë i ka obliguar gjithë stafin e Ministrisë që të jenë prezent në ceremoninë e përurimit të kësaj autostrade.

 

Artikulli paraprakArba Kokalari flet si urodeputete: Në korrik seanca e parë në Strasburg, ka shumë sfida në Europë tani
Artikulli tjetërNjë meme që tregon kriminelët në strofullën e krimit!