Arba Kokalari flet si urodeputete: Në korrik seanca e parë në Strasburg, ka shumë sfida në Europë tani

Pas zgjedhjeve të së dielës në BE, është e qartë se Arba Kokalari do të zërë vendin e saj në Parlamentin Evropian.

Tashmë ajo është shumë e angazhuar, derisa e presin shumë sfida. “Puna fillon menjëherë. Takimet dhe negociatat fillojnë tani, derisa në fillim të korrikut është seanca e parë në Strasburg”, thotë ajo për “resume.se”.

Arba Kokalari është shumë e motivuar për sfidat e reja. “Jam përgatitur një kohë të gjatë për këtë dhe kam dëshirë të madhe dhe përkushtim për të drejtuar kërkesat e mia në Parlamentin Evropian”, shton ajo, përcjell albinfo.ch.

Partia e saj, ‘Moderatorët’ fitoi katër vende, dhe ajo siguroi ulëse në Parlamentin Evropian, duke u bërë gjithashtu shqiptarja e parë në PE.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë votuar mua dhe Moderatorët. Në veçanti falënderoj qindra aktivistë dhe të rinjtë, si dhe miqtë e mi”, tha ajo.

Arba flet edhe për sfidat e mëdha që e presin. “Ka shumë sfida në Europë tani, por mendoj se çështja më e madhe do të jetë negociatat për buxhetin e BE-së. Mendoj se kjo do të jetë një nga ngjarjet dominuese në vitin e ardhshëm”, thotë shqiptarja e lindur në Tiranë, e cila ka emigruar në Suedi.

auto 61041967 1856913784409541 2935208339740557312 n

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: Dialog pa kryehajdutin, por me faktorët politikë që e duan këtë vend dhe…
Artikulli tjetërRama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn, bojkoton inaugurimin e Autostradës