Rama mbush fakultetet me policë, studentët ngrejnë barrikada: Ndalohet hyrja e policisë!

Studentët janë ngujuar nëpër fakultete dhe kanë ngritur barrikada për të ndaluar policinë të futet.
Në Fakultetin e Juridikut janë më shumë se 100 studentë që qëndrojnë të ngujuar brenda sallave të leksioneve.
Ata kanë mbledhur bankat dhe i kanë vendosur në hyrje të institucionit dhe të kateve.
Gjithçka bëhet me qëllim që të ndalohet hyrja e policisë për t’i nxjerrë ata jashtë.
Një prani mjaft e madhe e punonjësve të policisë janë parë treditët e fundit në mjediset e fakulteteve, gjë e cila përbën shkelje të ligjit. Rasti më i fundit është denoncuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku një polic, është filmuar duke ushtruar dhunë përmes kësaj forme të komunikimit joverbal, në këtë rast filmimit.
M e këtë rast, Polici ka shkelur me të dyja këmbët ligjin nr. 80 për Arsimin e Lartë ku thuhet:
“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.
Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”.
Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

policia fakultet

3 7

2 10

auto 6edafd9b 5b15 40af b3e3 7233b246a9f71547109943

Artikulli paraprakTë izoluar nga bora nga Veriu në Jug dhe pa energji elektrike!
Artikulli tjetërSuplementet e tepërta të vitaminës C mund të dëmtojnë veshkat