Rama lëshon “Mamicën” për…

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga zhvillimi i manifestimit të organizuar nga presidenti Meta kundër “grushtit të shtetit”, kanë ardhur dhe përplasjet në distancë mes qeverisë dhe kreut të shtetit.

Pas thirrjes që iu bëri Meta qytetarëve për bashkim, ka ardhur një reagim nga ministria e Shtetit, Elisa Spiropali.

Spiropali ka ironizuar me fjalët e Metës, “Mirësevjen Besëlidhja e Re me Pranverën Kuqezi!” 

Sipas saj BesëLikja, ashtu siç e quan ajo presidentin, është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi.

Reagimi i Spiropalit në Twitter

BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!

Artikulli paraprakKryeministri si fajtor i lumtur!
Artikulli tjetërBerisha publikon foton: Çfarë po ndodh tek infektivi në QSUT?