Rama konfiskon edhe linjat e transportit urban për fushatë

Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar përdorimin e autobusëve të transportit urban për qëllime elektorale. Denoncimi është bërë publik në “Facebook” nga ish-Kryeministri Berisha. Në fotot e publikuara, duket se autobusët e transportit ndërqytetës janë të mbuluar nga flamujt e Partisë Socialiste.
“Edi Rama konfiskon linjat e transportit urban të qytetarëve për qëllime elektorale.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor! Do doja të ndaja këto pamje që janë fotografuar pak çaste më parë në Gjirokastër! Janë pamje të autobusëve të linjave urbane. Në shërbim të qytetarëve, por që po përdoren si pronë private nga Edvin Rama. Ju lutem publikojini!”, shkruan qytetari.
Ndërkohë, një nënë nga Gjirokastra i është drejtuar ish-Kryeministrit Berisha me një mesazh, duke përshkruar gjendjen skandaloze në spital. “Një mirëmëngjes nga një prind fëmije i sëmurë nga Spitali i Gjirokastrës për Edi Ramën! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e prindit dixhital!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Sali Berisha! Unë që po ju shkruaj jam një qytetare gjirokastrite. Ke respektin më të madh nga unë dhe familja ime. Doja të ndaja një realitet të Pediatrisë së Spitalit “Omer Nishani” këtu në Gjirokastër. Eshtë një skandal i vërtetë. Mjerë kë zë halli. Skandal!
Kjo quhet pediatri?? Të çosh fëmijën për vizitë ose shtrim… në këto dhoma e këto ambjente…
Dhoma për foshnjë mes lagështirës e mykut … dysheku që i kishin dalë telat të shtrish foshnjën aty në këto pisllëqe …
E zhgënjyer unë totalisht nga ambjenti ..nga doktori e nga infermieret. Anicirre totale Pediatria Gjirokastër…  do doja shumë ta publikoje. Ju lutem anonim. Faleminderit. 25 qershori dita jonë e madhe për PD dhe gjithë popullin”, shkruan qytetarja.

Artikulli paraprak500 ton kafe kontrabandë, ministrja e Financave urdhëron nisjen e hetimit
Artikulli tjetërDemiraj paralajmëron drejtorët e policisë për shitblerjen e votës