500 ton kafe kontrabandë, ministrja e Financave urdhëron nisjen e hetimit

Ministrja e Financave, Helga Vukaj urdhëroi një hetim dhe kontroll të imtësishëm të tregut të kafes, pasi sipas statistikave, gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017 janë zhdoganuar 500 tonë kafe më pak se e njëjta periudhë e viteve të tjera. Kjo “mungesë” e 500 tonë kafe në bilancin e Doganave ka ngritur dyshimet për kontrabandë.
Ministrja teknike ka urdhëruar hetimin, analizën dhe identifikimin e shkaqeve të rënies së importit të kafes gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Ky është urdhri i plotë i ministres Vukaj, i cili ka mbërritur në Drejtorinë e Doganave. Në këtë dokument kërkohet, që të ushtrohet kontroll në të gjithë importuesit e kafes në vend. Gjithashtu, kërkohet që në bashkëpunim me hetimin Tatimor të identifikohet çdo sasi e importuar nga këto kompani dhe të kërkohet informacion edhe nga doganat e vendeve fqinje.

Artikulli paraprakPrishet plani i trafikimit, bllokohet furgoni me 710 kg drogë në Vlorë
Artikulli tjetërRama konfiskon edhe linjat e transportit urban për fushatë