Rama jep edhe armët me koncesion

Pas dhënies me koncesion të shumë prej shërbimeve në sistemin shëndetësor, rrugor dhe arsimor, metoda e punës “Partneritet-Publik-Privat” do shtrihet dhe në sektorin e prodhimit të municioneve. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në Komisionin e Sigurisë. Uzina e Mjekësit në Elbasan do të bëhet funksionale përmes partneritetit me privatit.
Xhaçka tha se ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Vlera e investimit kap vlerën e 25 milionë dollarëve dhe punësimin e 150 personave. “Kemi rastin e parë që do të konkretizohet në Mjekës. Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do të punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Mendoj se është një lajm i jashtëzakonshëm. Kjo është një firmë lider në Europë për prodhimin e armëve dhe municioneve dhe do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit”, u shpreh ministrja Xhaçka. Ajo foli për interesimin e një kompanie italiane, por nuk e specifikoi, cila kompani do të jetë flamurtare e këtij projekti. /Hashtag.al

Artikulli paraprakJahn: Të hapen dosjet e komunizmit, të zbardhen përgjegjësit
Artikulli tjetërKosovë, konfuzione rreth numrit të njohjeve