Rama e sheh Kosovën si prefekturën e 13-të të çifligut të tij…

Nga Besnik MUSTAFAJ

Është njerëzore që Kryeministri i një vendi të ndihet edhe personalisht i lënduar në sedër nga deklaratat publike të Kryeministrit të një vendi tjetër, pavarësisht se ç’është thënë nuk prek jetën e tij private, siç del të jetë ndierë i lënduar Edi Rama nga analizat apo vlerësimet e homologut të tij kosovar, lidhur me projektin famëkeq për shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë si mënyrë për të arritur te një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve.

Por një lëndim të tillë, sado i dhimbshëm të jetë ai, njeriu Edi Rama duhet ta mbajë për vete si një nga plagët e shumta, me të drejtë apo jo, që merr gjithkush ngjitet atje lart. Plagë të tilla janë pjesë e fatit të udhëheqësit. Cenimi i nderit të kryetarit të qeverisë është vetvetiu gjithmonë cenim i nderit të shtetit, të cilin udhëheq ai, që do të thotë se është cenim i nderit të secilit qytetar të këtij vendi, qoftë ky mbështetës apo jo i Kryeministrit të vet.

Legjislacioni ndërkombëtar nuk ka parashikuar ende ndonjë gjykatë mbikombëtare për t’u ankuar kryeministrat sedërlinj. Në rrethana të tilla, shteti ka instrumentet e veta të provuara nga historia për të mbrojtur nderin e Kryeministrit, si mbrojtje që shteti i bën nderit të vet dhe njëherësh nderit të të gjithë qytetarëve të tij pa dallim.

… Edi Rama, siç dëshmohet edhe një herë, nuk është në këto kushte. Ai nuk është as burrë shteti, as njeri normal dhe as nuk e njeh Republikën e Kosovës si shtet sovran. Rrjedhimisht, me padinë e tij është bërë qesharak, duke hedhur stërkalat e këtij turpi mbi shtetin tonë dhe të gjithë ne. Por kjo është e keqja më e vogël. Duke injoruar sovranitetin e Republikës së Kosovës si shtet, ai shkel me të dyja këmbët një detyrim të madh që i buron nga preambula e Kushtetutës, mbi të cilën është betuar dy herë radhazi kur ka marrë mandatin e Kryeministrit.

Artikulli paraprakBardhi: Çdo qytetar është në protestë sepse e sheh se si vidhet nga kjo qeveri
Artikulli tjetërDenoncimi: Veliaj po na shkatërron jetën!