Rama do të legalizojë pasurinë e mikut të Ballës? Lidhja me Aldo Baren, tenderat dhe kompleksi luksoz në Tiranë

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pronësisë tre personave të dënuar për krime të rënda nga gjykatat e huaja dhe vendase.

Në fokusin e OFL sot ka qenë Mond Bego, mik i Taulant Ballës dhe një personazh mjaft i përfolur vitet e fundit në Shqipëri për shkak të akuzave të opozitës për lidhje me maxhorancën, përmes të cilës ai ka përfituar tenderë si edhe hapësirë toke për të ndërtuar një kompleks pallatesh. Por lind pyetja a e ka seriozisht Rama, apo?…

Kush është Mond Bego?
Ai rezulton i dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”. Pas dënimit atje, Bego rikthehet në Shqipëri duke iu futur biznesit të ndërtimit.

Në vitin 2018, opozita e akuzoi Begon se kishte fituar një tender të OST me vlerë 100 milion lekë përmes ndikimit të Taulant Ballës dhe maxhorancës. Ndërkohë, një vit më parë PD akuzoi sërish Begon se po ndikonte në ndryshimin e rrjedhës së lumit Lana me qëllim shpërnguljen e një numri të madh banorësh për të krijuar një hapësirë toke ku të ndërtohet një kompleks pallatesh.

Bego është përfolur gjithashtu për lidhje me bandën e Aldo Bares sipas përgjimeve të kryer nga prokuroria italiane gjatë viteve 2000.

Bego ndërkohëe është shprehur publikisht se nuk ka lidhje me akuzat e bëra nga opozita dhe se çdo gjë në biznes e ka bërë konform ligjit.

Artikulli paraprak5 arsyet pse ligji për Kalimin e Pronësisë që miraton Rama sot është anti-kushtetues. PD do të rrëzojë këtë korpus anti-pronë
Artikulli tjetërBasha nderon kujtimin e familjes Jashari: Atje nisi kthesa e madhe e Kosovës