Basha nderon kujtimin e familjes Jashari: Atje nisi kthesa e madhe e Kosovës

Duke nisur nga sot, për tri ditë në Kosovë shënohet 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 5, 6 dhe 7 Mars në vitin 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak të ish-Jugosllavisë.

Këtë ditë të shenjtë për historinë tonë kombëtare e kujton edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përmes një postimi në Facebook, Basha nderon veprën e familjes Jashari dhe kujton edhe një herë amanetin e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:
“5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar.

Sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë. Por jam i bindur se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane.
Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që dhanë jetën per liri!”

Forca të shumta serbe sulmuan familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe pas një rezistence të fortë, në Prekaz u vranë 55 persona ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.

Ndër të rënët ishin komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari. Sakrifica e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, në Kosovë vlerësohet si kthesë e madhe qe i dha zgjidhje çështjes së Kosovës.

Artikulli paraprakRama do të legalizojë pasurinë e mikut të Ballës? Lidhja me Aldo Baren, tenderat dhe kompleksi luksoz në Tiranë
Artikulli tjetërPakti sekret i Ramës për të mbushur Shqipërinë me dhjetramijëra sirianë