Rama biletë 10 mijë euro për të fluturuar në Mynih? Dritë-hijet e “Ismailit” dhe avioni…

Edi Rama paguan biletë 10 mijë euro për të fluturuar në Mynih?/ Dritë-hijet e “Ismailit”, avioni i ‘Air Albania’ që do përdoret për shërbime private

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga koha kur avioni VIP Airbus 319, me regjistër turk ka hyrë në territorin Shqiptar dhe ende nuk ka asnjë informacion zyrtar me statusin më të cilin ka hyrë në Shqipëri, dhe fluturimin qeveritar që ka bërë në datën 15 shkurt drejt Mynihut me kryeministrin Edi Rama në bord, në takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbise Aleksandër Vuçiç.

Fax News ka sigurur plane te brendshme të avionit VIP Air Bus 319. Nuk bëhet fjalë për avionin e loguar me ngjyrat e avionit shqiptar dhe me emrin Ismail, por për modelin zyrtar të këtij avioni, me të cilat dalin nga prodhimi.

Pavarësisht interesit për të ditur se pse ka hyrë ky avion dhe se kush do të mbulojë kostot e fluturimit, insitiucionet mbeten gojëkyçur për të dhënë informacion.

Burime të Fax News shprehen për gazetaren Mirilda Tili se Avioni Ismail është pjesë e flotës së Air Albania dhe do të jetë për shërbime private. Pra kushdo që do të kërkojë të bëjë fluturime të tilla mund ta marrë me qera.

Por ky pretendim bie poshtë nga ekspertët e avionit civil si dhe nga ana e ICAO, Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombëtar, e cila shpjegon qartësisht se një avion që lëshohet me qera nga një kompani duhet të jetë e regjistruar tek certifikata e operimit ajror, ajo që njihet si AOC. Vetëm në këto kushte, Air Albania mund ta lëshojë me qera një avion të tillë.

Por çfarë ndodh, Avioni Ismail, jo vetëm që nuk është i regjistruar si pjesë e flotës së Air Albania, por ai ka një regjistër turk. Madje jo të Turkish Airline, e cila është aksionare ne Air Albania, por e regjistrit të forcave ajrore turke. Nga ana tjetër, burime të sigurta pranë Autoruitetit të Aviacionti Civil, shprehen se ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga kompania Air Albania për të regjistruar këtë avion si pjesë e flotës së saj. Kjo procedurë kërkon më pak se një muaj që të realizohet.

Nëse është e vertetë që kryeministri Edi Rama ka fluturuar drejt Mynihut, Gjermani, me këtë avion si pjesë e flotës së Air Albania, atëhere qartësisht janë shkelur të gjitha rregullat. Pra kryminsitri ka udhëtuar me një taksi të palicencuar. Nga ana tjetër kush i ka paguar kostot? Avioni Air bus VIP, 319, sipas ekspertëve, për 3 orë fluturim vajtje ardhje, kushton minimalisht 10 000 euro.

Nëse Air Albania e jep këtë avion për shërbime private, sipas ICAO-s është shërbim abuziv. Me këtë rast lind pyetja, a është ky avion subjekt i KÇK-së dhe tjetra, pse opozita nuk ka bërë asnjë reagim për këtë avion që ka hyrë në datën 9 shkurt në aeroportin e rinasit dhe ka udhëtuar vetem një here deri më tani, dhe vazhdon të jetë në parkim? /FaxWeb

1 11

3 4

Artikulli paraprakPas 5 muajsh dosja “Tahiri” mbërrin në Apelin e Gjykatës së Posaçme
Artikulli tjetër“Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në…”