“Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në…”

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili ka shkruar një status ironik në rrjetet sociale, ku sipas tij, “Zoti President” nuk duhet ta dëgjojë Ilir Metën.

Zëdhënësii i Presidentit shkruan në reagimin e tij se, ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Reagimi i plotë i Blushit

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!

Artikulli paraprakRama biletë 10 mijë euro për të fluturuar në Mynih? Dritë-hijet e “Ismailit” dhe avioni…
Artikulli tjetërDonatorët kushte tepër të rrepta, Berisha: Edvin Hajdutit kufirin te thana!