Rama bën show në një familje të varfër dhe fluturon me avion drejt Nju Jorkut

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka nxjerrë edhe një herë hapur mashtrimet e kryeministrit Edi Rama me familjet e varfra.
Prej disa ditësh Rama po këkon t’u shesë shqiptarëve imazhin e një lideri të dhembsur dhe shpirtmadh, por nga ana tjetër ai vijon të bëjë jetë dhe udhëtime luksi.
Vokshi përmes Facebook, tregon se Rama është nisur drejt Nju Jorkut, ku vetëm bileta e udhëtimit të tij luksoz do t’i rriste dhjetë fish ndihmën ekonomike familjes së varfër nga Vlora, të cilën Rama e nxorri sot në ERTV.
Ja postimi i Vokshit:
Rama sot paska nxjerrë një video të një familje në nevojë në fshatin Vajzë të Vlorës…
Videon, me shumë gjasa, e ka publikuar gjatë fluturimit të tij sekret për në New York… askush nuk ia di arsyen e vizitës.
Vetëm me biletën personale të këtij udhëtimi, Rama mund t’ia rriste dhjetëfish ndihmën ekonomike kësaj familje…

Artikulli paraprakZvicra turpëron Islandën me gola “shqiptarë”!
Artikulli tjetërReplika e Spahos me Ambasadorin që donte të hapte estradë në OKB, i tregon letrën