Rakitiç s’largohet nga Barça

Ivan Rakitiç nuk dëshiron të largohet nga Barcelona e aq më tepër të përfshihet në bisedimet për transferimin e Verrattit në “Camp Nou”. Sipas “El Mundo Deportivo”, kroati, i cili në muajin mars rinovoi kontratën deri në vitin 2021 ka mbetur i surprizuar nga kjo ide dhe nuk denjon as t’i komentojë zërat e merkatos. 29-vjeçari e ndjen veten pjesë të rëndësishme të projektit të blaugranave.
Enis Bardhi është blerja e radhës e Levantes në kampionatit spanjoll. Futbollisti shqiptar, i cili luan për kombëtaren e Maqedonisë ka firmosur kontratë trevjeçare me klubin e Primera Division, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. 22-vjeçari në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ujpeshtit në Hungari, skuadër që përfitoi 1.5 milionë euro nga kartoni i futbollistit.

Artikulli paraprakRonaldo, gati për finalen e “Camp Nou”
Artikulli tjetërBisedime mes dy Koreve dhe projekte humanitare në axhendë