Qytetarët në rrezik nga ‘mali’ i plehrave në Fier

Në qytetin e Fierit, në një distancë shumë të afërt me qëndrën e tij, jo më shumë se 200 m në vijë ajrore, ndodhet një gropë e madhe septike prej 3.5 ha mbushur me mbeturina të ardhura nga gjithë Qarku Fier. Ky problem ka shumë vite që shoqëron banorët e zonës, të cilët i kanë shtëpitë jo më larg se 50¬70 m nga “mali i plehrave”. Në takimin me qytetarët organizuar nga TFL në kuadër të projektit “Informim ¬komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, qytetarët ndihen shumë të revoltuar për problematikën që i ndjek prej vitesh.
Thoma Gjini, ekspert biokimie, shprehet i indinjuar: “Unë jam takuar me disa kryetarë bashkish, kam vajtur te Ministria e Mjedisit, kemi drejtuar disa peticione Bashkisë Fier. Arsyeja është vetëm ekonomike. Ajo nuk i mbulon kostot për automjetet të shkojnë në zonat jashtë qendrave të banimit. Kanë vendosur dy pika shkarkimi; një në Zhupan shumë pranë Fierit dhe tjetra në Verrí, shumë pranë gjithashtu zonave të banuara dhe qëndrës së Fierit. Ky problem është aq i zgjatur në kohë sa këtu ka dalë edhe shprehja: “Ju gjetën plehrat ju apo i gjetët ju ato?!” Ne jemi autoktonë këtu dhe vetëm 5¬6 familje kanë ardhur këto 2 vitet e fundit. Këtu janë të gjithë me karbon në gjak dhe me probleme në lëkurë”.
Një tjetër qytetar i irrituar thotë: “Të gjithë ata që vijnë në Fier, që në kilometrin e parë, përfshirë dhjetëra makina deputetësh, ministrash, qeveritarë e biznesmenë, mbyllin xhamat e makinave të tyre dhe nuk duan t’ja dinë për tmerrin që përjetojmë ne këtu”.

Artikulli paraprakSi mashtroi qeveria për borxhet e prapambetura
Artikulli tjetërShpërthim tritoli në lokalin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t