Qytetarët, kërkesë prefektit të mos pranojë rritjen e çmimit të ujit

Një grup qytetarësh të Tiranës i kanë kërkuar prefektit Admir Abrija të konsiderojë të pavlefshëm vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak Tiranë në mbledhjen e 26 korrikut. Dy prej vendimeve më të rëndësishme, të cilat dhe qytetarët kundërshtojnë janë rritja e çmimit të ujit të pijshëm dhe dhënien me PPP të ndërtimit të shkollave në Tiranë.
Me anë të një letre, qytetarët argumentojnë se vendimet e marra në atë mbledhje janë në shkelje të ligjit:
Në mbledhjen e datës 26.07.2017 në sallën e Këshillit Bashkiak ishin vetëm 25 anëtarë me mandat të vlefshëm dhe 6 anëtarë të rinj që duhej të merrnin mandatin në atë mbledhje, pra do të duhej të betoheshin.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua kur në fakt nuk kishte kuorum, çka bën ligjërisht të pamundur edhe betimin e 6 anëtarëve të rinj, por dhe miratimin e projektvendimeve.
Bazuar në ligjet përkatëse, qytetarët i kërkojnë prefektit Abrija të rikthejë për shqyrtim në Këshillin Bashkiak vendimet e datës 26 korrik.

Artikulli paraprakBizneset: Korrupsioni po shkatërron ekonominë
Artikulli tjetër1 vit nga vrasja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, akoma nuk ka drejtësi