“Qupa” e Drejtësisë!

Nga Luçiano BOÇI

Që fëmijë na kanë intriguar figurat dyfishe e të përmbysura të lojës me letra. Shfaqja e tyre nga ana tjetër si spathi, kupë, karro ose maç ishte emocionuese. Ndoshta nga censura dhe ca nga mosha e vogël, për to përdornim emërtime urbane: “K” (King) e thërrisnim Kërr ose Derr. “Q” (Queen) e quanim Çupë ose Qupë.
Ky lloj “meprizimi gjuhësor”, siç dukej, ishte një lloj leje e heshtur nga regjimi që ne të luanim. E të gjithë këtë kapërcim kohor, ma detyroi figura e shumëfishtë e ministres, e “Çupës” së drejtësisë apo më saktë “Qupës së Drejtësisë”. Inkoherenca e qëndrimeve e deklaratave të saj është “për t’u patur zili”, si në një lojë letrash!
Kur fliste për Seitajn që e ekstradoi brenda natës, në Kuvend ajo na u shfaq si Qupë Spathi, që s’pyeste fare për ligj e Kushtetutë.
Kur shkoi në burgun e Peqinit në qelinë X, u përgjigj me nerv si Qupë Karro. U kuq nga inati, pa u skuqur fare nga turpi.
Kur foli më 8 Maj kundër KLD-së, të cilën e përcaktoi si “pjesë të zezë të historisë” të sistemit të kalbur, për shkak se rrëzoi kërkesat e saj për shkarkim të 3 gjyqtarëve, na u shfaq si Qupa Maç. Arrogante deri në detaj.
Ndërsa tani, po ndaj kësaj KLD-je, na shfaqet e rënë komplet “brenda” në dashuri, si Qupë Kup. Sulmon opozitën, ndërsa KLD-së “tranzitore”, të cilën e quajti më parë “të kalbur” e “të zezë”, kërkon t’i japë me një ligj-bllof pokeri, të drejtën e emërimit të magjistratëve të rinj! E kë të besojmë ne?! Qupën Maç apo atë Kup?! Qupën Spathi apo atë Karro të drejtësisë së zhdrejtë?! Megjithatë këtu një gjë është e sigurt: që Etildës i ka ngecur Kërri ose më saktë Derri Maç në dorë.

g

g1 g3

Artikulli paraprakAktorët e shitur në rolin e prostitutave politike kërkojnë shembjen e Teatrit
Artikulli tjetërItalia: Droga nga Shqipëria vazhdon të jetë kërcënim serioz për ne dhe BE-në