Qindramijëra në protestë, Basha: Shteti sot është sovrani, jemi këtu për shembjen e regjimit

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar para qindramijëra protestuesve se qeveria ka rënë dhe se sot “shtetit është sovrani që ka mbushur rrugët e Tiranës në protestën kundër regjimit”. Basha deklaroi prerë:” Se në emrin tim , të LSI, PDIU, PBDNJ, PR dhe të gjithë koalicionit opozitar se nuk do të ketë asnjë pakt me Ramën”.

“Ne jemi në këtë betejë që vota juaj kurrë më të mos vidhet. Jemi këtu për të shembur këtë regjim të korruptuar deri në palcë. Ky bashkim ka në trupin e vet të gjithë intelektualët, mbrojtësit e Teatrit dhe të gjithë popullin”, tha Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestuesve para kryeministrisë është ngjitur në foltore dhe ka marrë fjalët.
Ai u shpreh se ky është një bashkim që nuk është parë më parë, duke paralajmëruar se askush dhe asgjë nuk do ti ndalë shqiptarët.

“Ka rrethuar kryemninistrinë si kurrë më parë sonte. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë dhe të bashkuar më shumë se kurrë më parë.

Më të vendosur e më të vendosur se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit. Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar më parë, me këtë bashkim zemrash e mendjesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, për bandën e korrupsionit të paparë që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një qeveri kaq barbare ndaj popullit të tij”, shprehet Basha.

Artikulli paraprakPolicët e Lleshit ushtrojnë dhunë dhe tentojnë të arrestojnë drejtorin e gazetës “Koha Jonë”
Artikulli tjetërProtestuesit i bëjnë urinën Kryeministrisë, pushtojnë shkallët e godinës së krimit