Qeveria u zu ngushtë…

Nga Çlirim GJATA

I çuditshëm ishte sot reagimi i grupit të mjekëve të spitalit infektiv në lidhje me faktin, e fshehjes së numrit të vërtetë të viktimave nga Covid-19.

Fakti i fshehjes së viktimave ishte tronditës për shumë arsye. Së pari humane. E pastaj lidhet me gjithë atë politikë të qeverisë dhe Kryeministrit për të nxjerrë përfitime të të gjitha llojeve nga kjo krizë.

Z.Basha në publikimin e faktit kërkoi disa herë ndërhyrjen e prokurorisë, që aty në emision e më pas në morg. Në të gjitha deklaratat e kundërta deri tani, përfshi edhe ato të mjekëve të infektivit, nuk përmendet kund prokuroria.

Por të qëndrojmë te reagimi, si më lart. Pse duhej të dilnin ata mjekë për këtë problem që s`u takon atyre por administratës? Askush s’i përmendi mjekët në fjalë e aq më pak tu kërkonte përgjegjsi atyre.

Të gjithë jemi koshientë për punën e madhe dhe heroizmin, që ata po bëjnë për të përballuar këtë sëmundje me përmasa planetare. Në asnjë rast askush nuk e ka drejtuar gishtin te ata. Edhe kur të sëmurët rrinin me orë në autoambulancva në oborrin e spitalit nuk janë kritikuar mjekët, por administrata e shëndetsisë. Jemi koshientë për mungesat e mëdha me të cilat ata përballen. Mungesa të të gjitha llojeve, të cilave ju vjen pas në mënyrën më cinike të mundshme e ashtuquajtura shëndetsi falas.

Përsa i takon problemit në fjalë është një çështje që i takon morgut, QSUT, Ministrisë së Shëndetsisë e më lart. Pra fillon te morgu dhe mbaron te Kryeministri, si administrim i problemit për të bërë politikë dhe për të përfituar politikisht ky i fundit. Mjekët në ushtrimin e profesionit të tyre nuk hynë aspak këtu.

Pra listat me numrin dhe emrin e viktimave nga spitali te morgu kanë qënë në rregull sepse edhe fakti i vërtetë nga morgu ka dalë e morgu nga spitali i ka marrë. Mbrëmë drejtori i Institutit të Mjeksisë Ligjore deklaroi diçka vërtetuese: këto lista nga morgu shkojnë te QSUT, më pas ata nuk merren më me problemin”.

Dhe QSUT është administrata e spitaleve e emëruar në mënyrë militanteske nga qeveria, e cila ia përcjell Ministres dhe të ashtuquajturit Komitet dhe Kryeministrit. Këtij të fundit, për shkak të dështimit të menagjimit të krizës dhe gjëndjes katastrofale të shëndetsisë, si dhe të gjëndjes ekonomike nuk intereson numri i lartë i vdekjeve. Gjithashtu kërkon të dalë si shpëtimtar i kombit nga pandemia dhe urdhëron uljen e numrit e administrata bie hashaf për tokë para pashait kryeministër.

Pra kemi të bëjmë më shpërdorim detyrë nga ana e administratës shëndetsore me urdhër të kryeministrit. Prandaj mjekët ç`punë kishin që u përfshinë këtu?? Këtë e zgjidh prokuroria dhe vetëm prokuroria. Po nuk veproi ajo, atëherë kryeministri nuk do hetim por fshehje të ngjarjes. Ndaj të nderuar mjekë: pse hyni në gjëra që s`ju takojnë. Mjekët dhe kushdo duhet të kenë një gjë parasysh: ky lloj kryeministri të lë gjenazen në derë. I mjeri fatkeq që e harron këtë.

Do të sillja në kujtesë ditët e para të pandemisë, kur u zbuluan mijra maska të skaduara të cilave iu ishte fallsifikuar edhe data. Skandali ishte i madh. Qeveria u zu ngushtë. Shefi i ugjencës doli e deklaroi që, pavarësisht se iu kishte skaduar data, këto maska nuk ishin të dëmshme. Pyetjes se përse atëherë kishin datë dhe iu ishte fallsifikuar, nuk gjeti kohë ti përgjigjej.

a 1

aaa

Artikulli paraprakNdjellësi i fatkeqësive!…
Artikulli tjetërDëshmia tronditëse personale e Edi Palokës: Pedagogia e njohur, vajza e tezes, humbi jetën nga COVID dhe nuk u raportua