Ndjellësi i fatkeqësive!…

Vendi ynë ende nuk ka arritur në kulmin e valës së dytë të pandemisë, sipas shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Brataj bëri një parashikim të frikshëm, ku tha se mund të kemi edhe rritje të rasteve të infektimeve ditore edhe në mbi 1000 raste, por nuk garanton asnjë mase per perballimin e kesaj situate qe ka dale jashte kontrollit.

“Është rritur përhapja e infeksionit dhe është normale me këto kushte e gjendje të pandemisë në të vilën ndodhemi dhe këto shifra priteshin të vinin. Testimi tregon përhapjen e infeksioni dhe dihet shumë mirë që një % e caktuar e këtyre të infektuarve kthehen në pacientë në spitale.

Përderisa ka rritje të shifrave ende nuk kemi arritur kulmin e valës së dytë. Kulmi është kur nuk ka më rritje të numrave, pork a një rritje dhe një qëndrim dhe pastaj një zbritje. Derisa numrat janë ende në rritje. Nëntori dhe dhjetori besoj do jetë akoma kështu.”– tha Brataj ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix”.

I pyetur nëse shifrat e të infektuarve mund të kalojnë edhe mbi 1000 të prekur në ditë, ai u përgjigj: “Ndofta Po”.

Artikulli paraprakRama politikë me vdekjen nga COVID/ Basha thirrje Prokurorisë: Mos lejoni të manipulohen provat!
Artikulli tjetërQeveria u zu ngushtë…