Qeveria shkakton konflikt civil

Nga Marko Bello

Ne vendet perendimore, qeverite kane marre masa qe te kompensojne pagat e atyre qe detyrohen te mos punojne per shkak te pandemise, ndersa akti normativ I qeverise sone ka absurditete qe rrezikojne konflikte sociale.

Qeveria nderhyn ne marredheniet civile e kontraktore, duke u bere thirrjeve atyre qe jane ne veshtiresi te mos e paguaje qirane ne perputhje me kontraten, e cila eshte ligj midis paleve.

Ne kete menyre, ekzekutivi nuk ben gje tjeter, por thjesht ia kalon barren e vet qiradhenesit, duke favorizuar qiramarresin. Pra, behet pale me nje kategori qytetaresh kunder kategorise tjeter.

Eshte krejt tjeter gje nese palet e gjeje vete zgjidhjen me mirekuptim, por Qeveria nuk ka kurrfare te drejte te gjobise me 5 fish ata qe nuk pranojne te rishikojne qirane.

Artikulli paraprakNdikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë gjatë izolimit
Artikulli tjetërPaketa e ndihmës në SHBA, 500 dollarë në javë për ata që humbin vendin e punës