Qeveria kurde ka ofruar “pezullimin” e rezultateve të referendumit

Qeveria rajonale kurde e Irakut, ka ofruar “pezullimin” e rezultateve të referendumit për pavarësi nga Iraku, për të parandaluar dhunën dhe për të mbështetur dialogun me Bagdadin.
“Luftimet e vazhdueshme, nuk çojnë në fitoren e asnjërës palë, por do ta drejtojnë vendin në rrëmujë dhe kaos, që ndikon në të gjitha aspektet e jetës së qytetarëve”, ka thënë qeveria kurde përmes një deklarate.
Qeveria ka ofruar “armëpushim të menjëhershëm” në rajonin kurd, pezullim të rezultateve të referendumit dhe “dialog të hapur” me qeverinë federale në Bagdad. Kurdët kanë mbështetur pavarësinë nga Iraku, në referendumin e mbajtur më 25 shtator, votë kjo që është cilësuar si jo ligjore nga Bagdadi.

Artikulli paraprakSHBA: Serbia të zgjedhë ndërmjet Moskës dhe BE
Artikulli tjetërTurqi: Fillon procesi kundër aktivistit gjerman, Steudtner