Qeveria e Kosovës hap plotësisht kufirin me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e tretë me radhë, duke mos pushuar as ditë të fundjavës, e cila sot ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar ashtu siç kishte paralajmëruar se nga e hëna masa e vetëizolimit do të largohet e po ashtu do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”.

Ky propozim u votua me votë unanime nga të gjithë ministrat, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Zëvendëskryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e i Shqipërisë jo.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërsië për mos hapje të kufirit.

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë I hapur kurse me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.
“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica.

Artikulli paraprakRriten çmimet
Artikulli tjetërRekord historik me betonizimin e Tiranës, leje ndërtimi për 1.5 milionë metra katrorë