Qëllohet me 30 plumba i riu pse u nda nga e fejuara, kushërira e Tërmet Peçit

Saimir Gjoka është personi i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm është qëlluar teksa udhëtonte me makinën e tij drejt fshatit Turan të Tepelenës ku edhe banon. Sipas burimeve mësohet se ka qenë i fejuar me kushërirën e Tërmet Peçit, kryebashkiakut socialist të Tepelenës.

Gjoka ka qenë ndarë me vajzën në fjalë dhe kjo është një nga pistat për të cilat dyshohet më shumë se ka të bëjë atentati ku mbeti i plagosur.

Saimir Gjoka ishte duke shkuar drejt banesës së tij në fshatin Turan kur është qëlluar me 30 plumba. Për pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.

22788917 1251649248314954 5815750036243798216 n

Artikulli paraprakPrecedenti i harruar që i jep të drejtë Presidentit!
Artikulli tjetër“SHBA-të do ta dominojnë akoma konkurrencën teknologjiko – ushtarake, pavarësisht Kinës”