Punonjësit e Transportit Publik sërish në protestë, Ministria nuk i pret në takim

Punonjësit e Transportit Publik kanë dalë sërish sot në protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës, me kërkesat e tyre që nuk janë dëgjuar derimë tani nga ana e autoriteteve.

Teksa nisja e transportit u shty me të paktën një javë, shoqatat e transportit shprehen se e kanë të pamundur që të rinisin punën, jo vetëm për shkak të aspektit financiar, por edhe për pamundësinë e ruajtjes së distancës së kërkuar mes qytetarëve.

Ata thonë se faturinot nuk mund të shëndërrohen në policë, që tiu caktojnë vendet qytetarëve, dhe se penalizimet ndaj tyre parashikohen të jenë shumë të rënda. Një tjetër shqetësim që ngritën ata kishte të bënte me këstet e kredive, që tashmë do të jenë të detyruar që të paguajnë, pas 3 muajve që u ishin shtyrë nga ana e qeverisë.

Të gjitha shoqatat dhe biznesmenët shprehen njëzëri se nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë e kredisë sovrane të qeverisë për të marrë në banka, pasi siç thonë ata nuk mund të marrin kredi për të shlyer kredinë.

1 71

Artikulli paraprakGrenell: Trump kundër shkëmbimit të territoreve, ideja ishte e Bolton
Artikulli tjetërDeputeti: Do nxjerr filmimet e Ramës në shtëpine e Dash Pezës