Punonjësit e transportit publik në Vlorë në protestë: Duam pagën e luftës!

Punonjësit e Transportit Publik në Vlorë kanë dalë këtë të martë në protestë, për pagën e luftës, të premtuar nga Qeveria.

Rreth pesëdhjetë punonjës e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.

Artikulli paraprak5 kërkesat e Aleancës për Teatrin
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: 170 mijë qytetarë ndëshkohen pa rroga nga skizofreni sadist i Surrelit!