Psikopati lirohet nga spitali

Njeriu me kartelë që drejton qeverinë e Shqipërisë është liruar nga spitali ku po kurohej në mënyrë intensive në Gjermani.
Nuk dihet nëse ka përfunduar komplet kurën apo ka kërkuar të dalë nga spitali pasi është kuptuar se ai ishte I shtruar për kurim dhe jo në takime sikurse pretendonin mediat afër tij.

Është kuruar në mënyrë intensive për 4 ditë rresht në një spital në Berlin, Gjermani. Edi Rama ka dalë sot në mesditë nga spitali.
Por për të maskuar shtrimin e tij në spital, Rama ka mundur që të organizojë një takim me disa drejtues të SPD-së Gjermane.
Rama pritet të kthehet gjatë mesditës ose darkës së nesërme në Tiranë.

Pas daljes nga spitali, Rama ka reaguar edhe në Tëitter, për herë të parë pas 4 ditësh, duke thënë se nuk kishte asgjë.
Por Rama kishte 4 ditë pa asnjë lajm prej tij, duke ngritur dyshime rreth gjendjes së tij shëndetësore, pas shtrimit të dielën me urgjencë në një spital në privat në Tiranë, pasi kishte pësuar një parainfarkt. Pas kësaj situate, Rama është nisur për në urgjencë ku ka bërë një trajtim intensiv.

Artikulli paraprakVuçiç deklaratë të njëjtë me Thaçin: Ose ndajmë Kosovën ose luftë!
Artikulli tjetërTelevizioni “Al Jazeera”: Rama, i lidhur me drogën, OSBE konfirmoi blerjen e votave