PS fushatë me bandat në Pukë dhe në Lezhë

Rama ka organizuar bandat dhe trafikantët në fushatë, duke ushtruar terror tek zgjedhësit që të votojnë për Partinë Socialiste. Situata paraqitet mjaft e rëndë në Pukë, Lezhë, Korçë, Devoll, etj. Në Pukë, prej disa ditësh shoferi i kryetarit të Bashkisë ngre postblloqe me bandën e tij në mes të natës, duke bllokuar makinat e kalimtarëve dhe ushtron terror ndaj tyre, duke u kërkuar që të votojnë për Partinë Socialiste.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas marrjes së një mesazhi nga një qytetar nga Puka. “Puka në dorë të bandave”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke i kërkuar Prokurorisë që të ndëshkojë me forcën e ligjit këta banditë të mbështetur nga policia.
“Edi Rama, ndalo bandat! Puka në dorë të bandave: Banda e kryetarit të Bashkisë Pukë vendos postblloqe pas mesnate dhe ushtron presione tek kalimtarët për të votuar PS-në. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. I bëj thirrje Prokurorisë së shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit këta banditë të mbështetur nga policia”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha, nëpërmjet jush dua te pyes ministrin e Rendit, a ka polici në qytetin e Pukës?! E bëj këtë pyetje, pasi mbrëmë rreth orës 2:00 të natës në vendin e quajtur “Qafë Çelë” janë ndaluar dhe kontrolluar makinat e qytetarëve të ndryshëm nga shoferi i kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku me bandën e tij, duke e bërë presion që të votojnë PS-në! Po mos të ketë shtet të marrin masa vetë njerëzit. Të lutem anonimatin”, shkruan qytetari.
Ditët e fundit, në të gjitha akset nacionale dhe rurale të rrethit të Pukës ka patur prezencë të shtuar të “postblloqeve” nga grupet kriminale, të cilat bëjnë presione psikologjike dhe ushtrojnë dhunë fizike ndaj qytetarëve. Në çdo njësi administrative, ndjehen uturimat e fadromave që hapin rrugë dhe shtigje të reja, qarkullojnë makina pa targa dhe me xhama të zinj, ka dyndje individësh që nuk njihen nga banorët e zonave respektive, si po qarkullojnë paratë e drogës dhe të krimit në funksion të shitblerjes së votës.

Në Zadrimë bandat terrorizojnë banorët

Një tjetër denoncim është bërë nga ish-Kryeministri Berisha për terrorin që po ushtrojnë bandat e PS tek banorët e Zadrimës në Lezhë. “Edi Rama ndal bandat, je i pashpresë!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook. “Në Zadrimë, bandat e Edi Ramës para humbjes terrorizojnë banorët! Lexoni mesazhin e sapoardhur të qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“Doktor uroj të jeni mirë. Dua të bëj një denoncim që po ndodh tani. Në Gjadër, Lezhë janë mbi 3-4 furgona policie që po kërkojnë të kapin disa elementë të Partisë Socialiste, që po ju dalin njerëzve përpara dhe po ju bëjnë presion bashkë me prirësit e fushatës së PS në Lezhë. Situata është shumë e rënduar në Zadrime nga presionet e militantëve të PS”, shkruan qytetari.

Bandat e PS terror në Korçë e Devoll

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim të përfshirjeve të bandave në fushatën e Ramës. “Fushatën e Edvinit në Korçë dhe Devoll e bëjnë bandat dhe trafikantët. Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarëve dixhitalë”, shkruan Berisha.
“Zoti Berisha përshëndetje! Dua të ngre për ju një shqetësim në rrethin e Devollit. Persona me precedentë penalë po përfshihen në fushatën e Partisë Socialiste, duke bërë terror për të marrë votën me dhunë. Më konkretisht po ju përmend një emër të njohur edhe më parë për shtetin shqiptar, Artur Feto i dënuar më parë për falsifikim pashaportash dhe dokumentash, mik i ngushtë i Arben Ahmetaj”, shkruan qytetari.
Siç shihet në foto, është ish-sportisit Beni Cepa, person me precedentë penalë, është i dënuar për trafik mndërkombëtar narkotikësh në shtetin qinj. Ai drejton fushatën e PS në disa lagje të Korçës.

R.POLISI

Artikulli paraprakBurri i drejtoreshës së Doganave drejton kontrabandën e kafesë
Artikulli tjetërRama, Blushi, Meta, aleatë në dështim