Protestuesja rrëfen si u dhunua nga policia: Një polic nga rradha e dytë zgjati dorë dhe më goditi

Një qytetare e Unazës së Re, ka treguar sot se si është dhunuar nga policia ditën e djeshme në protestë.
Ajo i ka treguar kreut të opozitës Lulzim Basha, shenjta e dhunës barbare të ushtruar një ditë më parë nga policia.
Lefteri Duraku, një zonjë e moshura e cila mbeti e lënduar gjatë protestës së djeshme përpara parlamentit.
E përlotur, Duraku u shpreh pwr FaxNews se nuk është zaptuese dhe se shtëpinë e ka ndërtuar me djersë.
“Si të gjithë banorët e Unazës së Re, kur po protestonim turma më mori para dhe dola para policëve. Rradha e parë e policëve nuk na prekën, një polic nga rradha e dytë zgjati dorë dhe më goditi.
Polici me goditi nga të dyja këmbët. Unë për momentin kisha dhimbje. Më janë enjtur të dyja këmbët. Nuk lëziv dot tani.
Këtë shtëpi e kemi bërë me djersë. Burrin e kam invalid. Është turp për të gjithë policinë e shtetit. I thash burrit gjej një karrocë dhe me nxirr të dal në protestë.
Po bëhet 25 vjet që banoj në këtë banesë.Unë e kam blerë tokën. Dhe me kanë ngel vetëm shtëpitë. Vija kuqe me kalon mes për mes shtëpisë. Nuk e kam bërë as me drogë asgjë e kam bërë me djerësë. Jam e prekur dhe nga fjalët e kreyministrit.Kush i ka bërë legalizmiet kanë paguar para”, u shpreh përlotur ajo.

Artikulli paraprakBasha me protestuesit: Agai i bëri pazaret, projekt 40 milionë euro për vilën në Surrel
Artikulli tjetërLuftë në Vlorë, të shtëna me armë në lagjen “29 nëntori” dhe tek “Bishti i Kalldrëmit”