Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë, mbahen të arrestuar 6 protestues

Mijërat e protestuesve kanë marshuar nga Parlamenti drejt Drejtorisë Policisë së Tiranës ku po mbahen të arrestuar 6 protestues. Fillimisht policët nuk kanë lejuar që në Drejtorinë e Policisë të futen drejtuyesit e opozitës, por pas mbërritjes së masës së madhe të protestuesve, policët janë tërhequr dhe kanë lejuar Kryemadhin, Bardhin dhe Nokën që të hyjnë në Drejtori për të mos lejuar arrestimin e protestuesve. Numri i protetsuesve është mjaft i madh, ndonbëse po protestohet që nga ora 9 e mëngjesit.
“Lironi çunat tanë”! “Lironi çunat tanë”! Këto janë thirrjet e protestuesve të shumtë që ndodhen në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës,
“Turp”! “Turp”! Poshtë kriminelët! Janë thirrjet e tjera që i pasojnë.
Godina e Policisë është rrethuar nga dy radhë policësh. Radha e brendshme është përforcuar me policë me skafandra.
Deputetë të PD dhe kryetarja e KLSI, Monika Kryemadhi, ndodhen në krye të qytetarëve të revoltuar, në pritje të lirimit të protestuesve që janë arrestuar sot.

auto Screenshot 51553172642

Artikulli paraprakSekretari i PD: Asnjë frikë! Të fala Sandër kimikut e gjithë strukturës poshtë tij…
Artikulli tjetërRaporti: Shqiptarët po varfërohen që nga vitit 2014