Protestuesit në Bllok, policia në mbrojtje të vilës së diktatorit Hoxha, e rrethon me tela

Teksa shumë protestues u futën në zonën e ish-Bllokut, policia ka ndërmarrë disa masa për të parandaluar çdo precipitim të protestës. Gazetari Osman Stafa ka siguruar një video ku shihet se si Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha është rrethuar me tela.

Kjo gjë është bërë për të mos lejuar dëmtimin e saj nga hedhja e mundshme e ndonjë sendi të fortë, siç ndodhi dhe në institucionet e tjera në zonën e Bulevardit.

Kujtojmë se vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie solli reagime të ashpra, ndërsa për 3 ditë me radhë u mbajtën protesta nga qytetarët, kryesisht të rinj që shprehën zemërimin e tyre ndaj institucioneve.

Artikulli paraprakBasha-ndërkombëtarëve: Rama, gjuhë urrejtje, të ndalet dhuna e policisë, të garantohet e drejta e protestës
Artikulli tjetërBetejë historike në sheshet e rrugët e Tiranës me regjimin, rinia e ka vrarë frikën