Protestuesi i Unazës së Re: “Nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo Dhimitraq Ziu”…

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në Unazën e Re, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.
Njëri prej të shoqëruarve nga policia, Dorian Protoduari u shpreh për Fax Neës se, protesta e tyre është paqësore ndërsa policia ka shkuar disa herë duke iprovokuar.
“Oligert Torba nuk ka çfarë t’iu bëjë banorëve të Unazës së Re, protesta është shumë e ligjshme, kemi 137 ditë që protestojmë. Jemi paqësorë, nuk kemi cënuar një lule dhe këta na vijnë dhe na provokojnë.
I bëj thirrje drejtorit të komanduar Dhimitraq Ziut që të mos vijnë dhe të bëjnë presion në Unazë të re, nuk pati bythë Erion Veliaj për të na përçarë dhe jo të kesh ti”, u shpreh Dorian Protoduari, një prej banorëve, i cili dhe më herët ka qenë në burg për protestat e vazhdueshme.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë.
Sipas banorëve, presioni ndaj tyre bëhet në mënyrë që të mos i bashkohen protestave të PD-së.

Artikulli paraprakMeta: Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin si President për zgjidhjen e krizës!
Artikulli tjetërRama përfundon në WC, ja nisma e re në rrjetet sociale