Maskat terror në Durrës, lidhin kryefamiljarin dhe grabisin miliona lekë dhemakinën

Një familje ka përjetuar një natë tmerri në banesë nga maskat. Nue Lata në fshatin Larushk të Durrësit ka rënë pre e një grabitjeje me maska gjatë natës. Katër persona me masak kanë hyrë në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme pas orës 21:00, e kanë lidhur dhe e kanë dhunuar. Më pas ata kanë rrëmbyer kasafortën ku ishin të bindur se ai kishte shumë para.
Policia njoftoi se ata i kanë grabitur edhe makinën që kishte në oborr, një Benz me targa AA 642 HD. Autorët nuk janë identifikuar ende.
Grabitja si nëpër filma e postës në Durrës
Pak ditë pas grabitjes së zyrës postare në Durrës, zbulohen detaje të reja dhe të pa raportuara më parë në lidhje me dy grabitësit. Autorët pasi kanë marrë tre kasaforta në postë, janë larguar me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 qershor dhe targa të vjedhura zonën e Laçit më 27 qershor, pra një ditë para grabitjes.
Në ndjekje të tyre është vënë një efektiv i policisë së Durrësit, i cili për pak sa nuk ka rrezikuar jetën. Burime policore bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte efektivi Julian Kastrati është përplasur nga makina e grabitësve dhe për pasojë ai është rrëzuar, duke u dëmtuar në këmbë. Por jo vetëm kaq, ata kanë qëlluar në drejtim të tij edhe me armë.
Pasi janë siguruar se e kanë shmangur policinë e kanë braktisur mjetin tek vaskat e peshkut dhe janë arratisur. Këto detaje hedhin poshtë versionin e policisë së Durrësit e cila ka deklaruar se i ka arrestuar grabitësit, edhe pse emrat e tyre nuk u bënë kurrë të ditur.
Sipas të njëjtave burime, polici i plagosur në detyrë është transportuar në spitalin e Durrësit dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Policia e Durrësit nuk e ka raportuar edhe këtë fakt.

Artikulli paraprakTre erëzat që përshpejtojnë dobësimin
Artikulli tjetërProtestë tek Biblioteka: Të nisin hetimet për Veliajn, drejtoreshën dhe kompanine “Fusha”