Protestë para Kryeministrisë kundër censurës ndaj medias

Organizata Rinore po zhvillon këtë paradite një protestë kundër ligjit të qeverisë anti-shpifje.

Një grup të rinjsh janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa kundërshtojnë paketën që u miratua ditën e djeshme në Kuvend.

Siç shihet nga pamjet, të rinjtë kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të shprehur kundërshtinë e tyre, duke vendosur para Kryeministrisë televizorë sipër të cilëve janë prangat.

Të rinjtë janë shprehur për gazetarin Juxhin Mustafaraj se kanë zgjedhur Kryeministrinë për të protestuar, pasi sipas tyre Rama është nismëtari i ligjit.

Po ashtu ata kanë theksuar se organizata e tyre nuk ka një lider, ndërsa nuk mbështesin asnjë forcë politike./abcnews.al

KRYeminmistri protesta

Artikulli paraprakRohani thirrje vendeve myslimane që të luftojnë “hegjemoninë” e SHBA-së
Artikulli tjetërIsh-ministri thirrje Prokurorisë: Hetoni Ramën a ka qenë i arrestuar në Francë