Protesta për Teatrin/ Derhemi: Teatri është i joni, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë palaço, t’i braktisim!

Ka nisur protesta para Teatrit Kombëtar ku artistëve iu janë vbasjhkur edhe dhjetarë qytetarë. Ata po protestojnë kundër vendimit të qeverisë për prishjen e këtij institucioni dhe më pas për të ngritur kulla.
Protesta e aktorëve vjen vetëm 1 ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dështoi në negociata me ta. Aktorët gjatë fjalës së tyre I kanë bërë thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar. Më i ashpër ndër folësit në protestë ka qenë aktori, Arben Derhemi.
Edhe si kryetar i Sindikatës së Pavarur të Aktorëve, Derhemi ka bërë thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës së tyre. ‘Sot jemi me dhjetëra, por duhet të jemi me mijëra këtu’, tha Derhemi.
Aktori i njohur më pas sulmoi Edi Ramën dhe Veliajn. ‘Tirana është e jona, Teatri është i joni, këta janë palaço. Duhet t’i braktisim Edi Ramën dhe Erion Veliajn’, tha gjatë fjalës së tij, aktori Arben Derhemi.
Edhe Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
“Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan kreu i PD, Lulzim Basha në videon e shpërndarë në Facebook e tij.
Dhjetëra artisë dhe qytetarë kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar prishjen e tij dhe ngritjen e disa kullave.

Artikulli paraprakKush janë anëtarët e bandës shqiptare që u arrestuan sot në Itali
Artikulli tjetërAktorja Marjana Kondi ia përplas në fytyrë Kumbaros: Debile, jeni plehra!