Aktorja Marjana Kondi ia përplas në fytyrë Kumbaros: Debile, jeni plehra!

Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj ka patur përplasje të shumta mes grupit të aktorëve.
Por përveç revoltës që i shprehën kryebashkiakut, gjatë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
Debati i tyre për pak sa nuk u kthye në një përleshje fizike, pas konfliktit të hapur të kësaj të fundit me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër.
Siç e zbulon edhe vetë aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanËeb” gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “Si je Marjeta?”
Kondi thotë se ia ka hequr dhunshëm dorën duke iu përgjigjur “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”
Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”
Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë.

foto ok

Artikulli paraprakProtesta për Teatrin/ Derhemi: Teatri është i joni, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë palaço, t’i braktisim!
Artikulli tjetërThirrja e Bujar Asqeriut: Duhet zhdukur frika, të krijojmë një front me qytetarët, më censurojnë