Protesat në Laknas, policia përplaset me banorët, një grua humb ndjenjat

Banorët përplasen me policinë në Laknas. Një grua humb ndjenjat, fëmijët shpërthejnë në të qara.

“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale”, u shpreh një banore.

Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive.

Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të medha, përse u dashka nje tjetër po në atë zonë, kur dime se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota. Nuk kemi asgjë me biznesin që ka mare përsieper këtë gje, madje nuk i njohim, por e kemi me kete pushtet qe pa bere asnje dëgjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kërkon t’iu grabisë pyllin këtyre banorëve.

71aa3ff0 6da1 48e8 bf79 cdf9aa237a92

44c3b5a4 d46a 40c1 bab0 bebe0e876c67

Artikulli paraprakRama shpërblen kunatën prokurore të Arben Keshit për të mbyllur dosjen 184
Artikulli tjetërEdhe spe kryeqyteti nuk ka ujë, fatura e ujit vjen më e shtrenjtë se ajo e energjisë elektrike