Prokuroria i bindet Ramës, asnjë hetim për trafikantin e Ballës që mori 14 milionë euro nga Buxheti

Partia Demokratike ka deklaruar sot se heshtja dhe mosnisja e hetimit nga Prokuroria ndaj Edmond Begos, trafikantit biznesmen, tregon se ky institucion po i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin e Edi Ramës.
Deputeti Luçiano Boçi nga selia e PD, tha se “arrestimi 7 ditë më parë nga autoritete greke i trafikantit të rrezikshëm të drogës, Edmond Bego, nxori në dritë faktin tronditës se ai u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi duke përfituar miliona euro nga Buxheti i Shtetit pasi lidhi miqësi familjare me Taulant Ballën. Por Prokuroria dhe Policia kanë zgjedhur të heshtin përballë fakteve, në mënyrë që të mbulojnë në harresë të vërtetën e përfitimit të miliona eurove nga një trafikant droge në kundërshtim me rregullat e Prokurimit Publik.
Prokuroria që po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën, mikun e tij trafikant droge dhe këdo që ka shkelur ligjin dhe i ka dhënë atij miliona euro punë publike. Prokuroria hesht pavarësisht se PD ka publikuar fakte që provojnë shkeljen e ligjit, për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro, mikut me 5 emra të Taulant Ballës”.

Artikulli paraprakDokumentat/ Sponsori i deputetes së PS tender korruptiv në Drejtorine e Transportit Rrugor
Artikulli tjetërUri proteinike dhe kokainë, derisa të fillojë ‘Narcos’!